24.6 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Ministri Gashi priti në takim udhëheqësin e UNICEF-it, Murat Sahit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në kabinetin e tij, udhëheqësin e ri të zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin.

Ministri Gashi fillimisht i uroi mirëseardhje dhe e falënderoi për vizitën e tij. Gjithashtu, ministri Gashi e uroi z. Sahin për pozitën e tij të re si udhëheqës i zyrës së UNICEF-it në Kosovë dhe e falënderoi për gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar në realizimin e projekteve të përbashkëta për rininë.

Konkretisht në këtë takim u bisedua rreth vazhdimit të bashkëpunimit të MKRS-së dhe UNICEF-it në krijimin e platformës për njohjen e punës vullnetare. Me këtë rast, ministri Gashi tha se “në këtë platformë janë regjistruar mbi 3000 vullnetarë dhe afër 100 OJQ. Duke parë suksesin e platformës për vullnetarë është paraparë edhe një platformë për ekstremizmin dhe radikalizmin ku dhënia e grandeve do të jetë transparente”. Ndër të tjera ministri njoftoi udhëheqësin e UNICEF-it edhe për hapat që janë ndërmarr nga ana e MKRS-së për përgatitjen e Strategjisë për Rini, draftin e së cilit tashmë MKRS e ka të përfunduar.

“Realizimi i projekteve të përbashkëta me UNICEF-in, konsiston edhe me politikat tona si Ministri dhe ky bashkëpunim ka sjell sukses në aktivizimin e rinisë. Përmes realizimit të projekteve të tilla, ne po përmbushim edhe zotimet tona për përfaqësim të interesave të rinisë së vendit”, theksoi ndër të tjera ministri Gashi.

Në anën tjetër, udhëheqësi i ri i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, falënderoi ministrin Gashi për pritjen e tij. Ai u shpreh i gatshëm për të vazhduar punën e përbashkët në mënyrë që ky bashkëpunim të ndikojë në realizimin e projekteve në fuqizim të rinisë së Kosovës.

Më Shumë

Veselaj-Gjutaj ndan certifikatat për pjesëmarrësit e trajnimit për rishikimin e teksteve shkollore

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gjutaj, ka njoftuar se në ambientet e Drejtorisë Komunale të Arsimit është mbajtur ceremonia e shpërndarjes së certifikatave...

Kuvendi i Dragashit miraton planin buxhetor afatmesëm

Kuvendi i Komunës së Dragashit ka miratuar dje Kornizën Afatmesme Buxhetore për periudhën 2026–2028, një dokument kyç për planifikimin dhe menaxhimin financiar të komunës...

Lajmet e Fundit