Zgjerohet përbërja e Këshillit Komunal të Prizrenit për Siguri në Bashkësi

Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit njëzëri janë pajtuar për plotësim-ndryshimin e vendimit për themelimin dhe përbërjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Përpos dy zëvendësimeve që janë bërë në përbërjen e KKSB-së, me vendimmarrjen e fundit të KK-së, këtij organi këshillues i janë shtuar edhe pesë anëtarë, tre prej të cilëve vijnë nga bashkësitë fetare të kësaj komune, shkruan sot Koha Ditore.

Kryesuesi i KK-së së Prizrenit, Artan Abrashi, ka bërë të ditur se vendimi për themelimin e KKSB-së është miratuar në shkurt të vitit 2018, dhe se që prej asaj kohe kanë ndodhur ndryshime, të cilat duhet të miratohen nga kuvendarët me qëllim të funksionimit më të mirë të këtij organi.

Më Shumë

Suharekë, sekuestrohen monedha që dyshohet se janë të falsifikuara

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka pranuar monedha metalike që dyshohet se janë të falsifikuara.   Në rastin i cili është regjistruar...

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Lajmet e Fundit