19.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

A do të kthehet në fund të muajit ora?

Në të dielën e fundit të muajit tetor, saktësisht me datë 25 tetor do të bëhet ndërrimi i orës, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta mbrapa, ku edhe vendoset si ora dimërore.

Në mars të vitit 2019 Parlamenti Europian ka përkrahur propozimin që të ndalohet ndërrimi i obligueshëm i orës në vendet e BE’së.

Me këtë vendim zgjaten ditët gjatë verës.

Propozimi parasheh që nga viti 2021 shtetet të vendosin, ose të mbajnë kohën aktuale verore ose të largojnë ndërrimin e orës që ndodh dy herë gjatë vitit.

Nën urdhrat aktualë të BE’së, të gjitha 28 vendet anëtare kalojnë në orën verore të dielën e fundit të muajit mars dhe kthehen në orën dimërore të dielën e fundit të tetorit.

E pikërisht me 25 tetor të këtij viti në mëngjesin e së dielës, akrepat do të kthehen 60 minuta prapa.

Ndryshimi do të fillojë në orën 3, e cila do të shënojë ora 2. Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.

Ky ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit, në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit me qëllim shfrytëzimin sa më mirë të energjisë diellore.

Më Shumë

50 vjet karrierë Menan Kiseri

Një nga grupet më të famshme të kohës së artë të rokut shqiptar, Menkis, po kremton sonte dekadën e pestë të daljes së parë...

Zogaj dhe Mehmeti vazhdojnë me Lirinë

Liria e Prizrenit ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës: mesfushorin me përvojë Silvio Zogaj dhe luftëtarin...

Lajmet e Fundit