Shehu uron nxënësit e Prizrenit në Testin e Arritshmërisë

Me rastin e mbajtjes së Testit të Arritshmërisë për vitin 2021, nënkryetari i Komunës së Prizrenit Visar Shehu, ka vizituar Shkollat Fillore “Lekë Dukagjini” dhe “Motrat Qiriazi”, ku dhe ka parë mbarëvajtjen e procesit të testimit të nxënësve.

Me këtë rast nënkryetari Shehu deklaroi se sot në komunën e Prizrenit po testohen gjithsej 2883 nxënës të shkollave të mesme të ulëta në 14 shkolla dhe 214 klasa mësimore. Për shkak të situatës pandemike, këtë vit është rritur numri i klasave ku mbahet testi me qëllim të mbajtjes së distancës.

Ai theksoi se procesi i mbajtjes së Testit të Arritshmërisë, është duke shkuar mirë dhe se deri më tani nuk ka ndodhur asnjë aksidenti.

Në emër të Komunës së Prizrenit, nënkryetari Shehu i uroj nxënësve të Prizrenit suksese në test.

Më Shumë

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit