19.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Gjenden tre të miturit që nëna i raportoi të zhdukur në Prizren, dyshohen se vodhën një veturë e shkuan në Prishtinë

Policia e Kosovës (PK) njofton se tre të miturit (nën moshën 14 vjeç), të cilët nëna e tyre i raportoi të zhdukur në Prizren, janë gjetur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë dhe të njëjtit dyshohen se kanë vjedhur një veturë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, Vesel Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

“Pas një pune intensive të hetuesve rajonal në Prizren, e në bashkëpunim me stacioni policor Prishtinë Jug është arritur që të gjenden në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Të njëjtit janë shoqëruar në Prizren dhe në prezencën e prindit janë intervistuar. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë”, tha Veseli.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

I njëjti shtoi se të njëjtit pikërisht në ditën kur u raportuan të zhdukur, dyshohen se vodhën një veturë dhe me të kanë shkuar në Prishtinë.

“Por, të njëjtit ditën e raportimit si të zhdukur, ata dyshohet se ka kryer veprën penale vjedhje të automjetit dhe me atë automjet kanë shkuar në Prishtinë”, tha ai.

Sipas Veselit, më 26 mars, rreth orës 23:00 në stacionin policor në Prizren, nëna e tyre ka raportuar se tre fëmijët e saj kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet se ku kanë mundur të shkojnë.

Tutje, Veseli theksoi se në lidhje me rastin ishin njoftuar hetimet regjionale si dhe prokurori nga departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të të cili i iniciua rasti dhe iu dërgua hetuesisë.

Në fund, ai tha se hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Ndërron jetë ‘Bilbili i Çamërisë’, Shaban Zeneli

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare artisti i njohur fierak Shaban Zeneli, i njohur gjerësisht si “Bilbili i Çamërisë”, pas një beteje me një...

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Një tejkalim i gabuar u bë shkak që një veturë të rrokulliset. Me këtë rast, shoferi ka pësuar lëndime të lehta trupore. Lajmin u konfirmua nga...

Lajmet e Fundit