10.6 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Jasharaj paralajmëron përkeqësim të situatës nëse nuk ekzekutohen pagat

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj i ka bërë thirre Qeverisë së Kosovës të ekzekutoj pagat për të gjithë punëtorët e arsimit më së largu deri më 5 tetor.

Ai ka thënë se nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë situata do të përkeqësohet.

“Uroj që Qeveria t’i procedojë pagat sot ose nesër apo deri më 5 tetor kur është afati i fundit ligjor. Në të kundërtën do të ishte një shkelje e ligjeve, do të ishte sinjal i keq qe do ta përkeqësonte edhe më shumë situatën”, ka thënë ai për teve1.info.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se nuk do të ketë paga për punëtorët e shërbimit civil për ditën sa kanë qëndruar në grevë.

Të hënën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, për këtë kanë folur edhe deputetët.

Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, ka thënë se Ligji nuk parasheh pagë për ditët e qëndrimit në grevë.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se nëse nuk ekzekutohen pagat brenda pesë ditëve do të dorëzojnë kallëzim penal ndaj ministrit Hekuran Murati./teve1.info/

Më Shumë

Komisionerët nga Dragashi para Krimeve Ekonomike në Prizren – vazhdojnë intervistimet për manipulim votash

Vazhdon seria e intervistimeve në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prizren, ku sot janë paraqitur edhe komisionerë nga komuna e Dragashit, të...

Ky është punonjësi i Doganës që u gjet i vdekur në banesën e tij në Prizren

Dogana e Kosovës ka reaguar me pikëllim të thellë pas ndarjes nga jeta të punonjësit të saj, Enis Thaqi, i cili u gjet pa...

Lajmet e Fundit