Nagavci: Ata që i plotësojnë kriteret do jenë inspektorë të arsimit, mungesa e tyre na sjell pengesa

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë që ata që do t’i plotësojnë kriteret do jenë inspektorë të arsimit.

Nagavci në një konferencë për media, ka thënë se nga 240 aplikantë për inspektorë të arsimit, vetëm 39 e kanë kaluar rishikimin administrativ, për të vijuar në fazën e dytë të rekrutimit.

“Konkursi për rekurtimin e 20 inspektorëve ka qenë i hapur në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. 240 aplikantë kanë qenë me aq sa i kemi marrë të dhënat nga Ministria, prej tyre në selektimin e parë ministria i ka identifikuar rreth 39 kandidatë të suksesshëm”, ka thënë ajo.

Më tutje, Nagavci ka thënë që ata do të insistojnë që vetëm kandidatët që janë më të mirët dhe që i plotësojnë kriteret do të jenë inspektorë të arsimit.

“Duhet të sigurohemi që nuk ka pasur asnjë ndërhyrje dhe korruptim të procesit. Shumë shpejtë do të kemi vendimin final nga ministria, se a ka pasur ndonjë shkelje. Ne e kemi paraparë për këtë vit punësimin edhe të 20 inspektorëve. E di që është tepër vonë dhe neve si ministri mungesa e inspektorëve na krijon mangësi të shumta, pengesa dhe vështirësi në punë, por në anën tjetër nuk mund të lejojmë që të kemi procese që na përfundojnë me kuadër jokredibil dhe jokompetent”, ka thënë Nagavci.

Më Shumë

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Universiteti i Prishtinës hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve në nivelin baçelor dhe master për vitin akademik...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit