Prizren: Ia djegin varrin e bashkëshortes, lajmëron policinë

Policia e Kosovës po e heton një rast të pazakontë në Prizren. Atje raportohet se disa persona kishin ndezur një zjarr në varrezat e Prizrenit, dhe si pasojë i kishin dëmtuar pllakën e drurit në varrin e bashkëshortes të një qytetari.

Ky i fundit kishte vërejtur zjarrin këtë dhe kishte lajmëruar Policinë, e cila sipas raportit 24 orësh është duke e hetuar rastin.

“Rr. Shefqet Berisha, Prizren NN-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë ndezur zjarrin afër varrit të bashkëshortes së tij dhe si pasojë i është dëmtuar –djegur pllaka e drurit me mbishkrimin e varrit. Rasti në procedurë hetimore” njofton policia.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Më Shumë

Xhevat Susuri vazhdon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Futbollisti Xhevat Susuri do të vazhdojë të jetë pjesë e Lirisë edhe për tre sezonet e ardhshme. Klubi prizrenas ka njoftuar se Susuri ka nënshkruar...

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Lajmet e Fundit