19.8 C
Prizren
E martë, 21 Maj, 2024

Prizren/ Ushtarët ukrainas certifikohen për deminim nga FSK-ja

Gjatës ditës së sotme në kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës “Lidhja e Prizrenit” në Prizren është mbajtur ceremonia e diplomimit të kontingjentit të parë të deminierëve ukrainas.

Trajnimi gjashtë javor i grupit të parë të personelit Ukrainas në fushën e EOD-së, u realizua nga instruktorët FSK-së, në bashkëpunim me Komandën Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (EUCOM).

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se Kosova qëndron e vendosur krahas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve tjera demokratike në mbështetje të luftës së drejtë të popullit të Ukrainës kundër agresionit të paprovokuar dhe të padrejtë rus.

Ndërsa Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, tha se populli i Kosovës e kupton më së miri rëndësinë e luftës dhe çmimin e lirisë.

“Populli ynë më mirë se kushdo tjetër e kupton rëndësinë e luftës tuaj ndaj agresorit dhe çmimin e lartë që ka liria. Prandaj jemi të dedikuar krah për krah me aleatët tanë që të ndihmojmë popullin e Ukrainës në përpjekjet e tyre për liri, njëjtë siç na kanë ndihmuar dhe kanë qëndruar pranë nesh aleatët në kohët e vështira, ku edhe sot po e vazhdojmë rrugëtimin së bashku”, tha ai.

Komandanti i FSK-së falënderoi ShBA-në për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen profesionale të FSK-së.

Pjesë e kësaj ceremonie ishin: Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Jeffrey Hovenier, përfaqësues të EUCOM-it, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Të pranishmit i përshëndeti edhe Hovenier i cili u shpreh mirënjohës dhe i lumtur për këtë sukses.

“Jam i nderuar që jam me ju sot, ku po shënojmë një të arritur të jashtëzakonshme të përfundimit të këtij kursi, që shënon edhe njëherë përkushtimin dhe vendosmërinë e Kosovës për të mbrojtur shtetin e Ukrainës nga sulmi brutal i Rusisë”, tha ai.

Falënderues për këtë mundësi u shpreh edhe koloneli Ukrainas që ishte pjesë e kursantëve i cili fjalën e tij e filloi me një minutë heshtje në nderim të të gjithë të rënëve në mbrojtjen e vendit.

“Ky kurs ka një rëndësi të lartë për ne, pasi që do na ndihmojë që jo vetëm të pastrojmë territorin e vendit tonë nga mjetet e pashpërthyera por edhe të shpëtojmë jetë të popullit tonë”.

Forca e Sigurisë së Kosovës në koordinim me aleatët ndërkombëtarë do të vazhdojë të ofrojë kontributin e saj, me kapacitetet njerëzore dhe logjistike për t’i dalë në ndihmë Ukrainës në qëllimin e saj për të siguruar paqe.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Ligji i ri i trafikut: Për një muaj policia shqiptoi mbi 36 mijë gjoba

Policia ka bërë të ditur pwr dënimet që janë dhënë më së shpeshti për shkelësit e rregullave në trafik. 27 mijë e tre gjoba janë...

Balje: Ne si grup multietnik do e votonim shpërndarjen e Kuvendit

Deputetja Duda Balje në një prononcim për “Debat Plus” ka thënë se nëse bëhet shpërndarja e Kuvendit do e votojë. “Do e votoja shpërndarjen e...

Lajmet e Fundit