19.8 C
Prizren
E martë, 21 Maj, 2024

Mjekët shpjegojnë se çfarë ka ndodhur me Evan Ndicka

Deklarata e Roma-s ka bërë të qartë se Evan Ndicka nuk kishte ndonjë patologji kardiake, ndaj dhimbjet e gjoksit dhe vështirësitë në frymëmarrje i shkaktoheshin nga kolapsi në mushkëri.

Mbrojtësi u shtri në fushë gjatë ndeshjes së Serie A me Udinese-s të dielën në mbrëmje, por nuk humbi ndjenjat dhe një defibrilator ishte i disponueshëm, por nuk u përdor.

Kur lojtarit të Bregut të Fildishtë iu bë një EKG në dhomën e ndihmës së parë në stadiumin “Bluenergy”, ajo tregoi “alternime atipike”, kështu që si masë paraprake ai u dërgua me urgjencë në spital.

Rezultatet e EKG-së u përshkruan në atë kohë si “shqetësuese” dhe bënë që “DAZN” madje të sugjeronte se mjekët dyshonin për një atak në zemër.

Megjithatë, pas një dite analizash në spital dhe nën vëzhgim, Ndicka doli dhe do të vazhdojë trajtimin në Romë.

Deklarata e klubit konfirmon se “situata mjekësore është në përputhje me një traumë kraharori me pneumotoraks minimal të majtë”.

Duket se Ndicka ka pësuar një goditje në brinjë gjatë pjesës së parë, me dhimbjen dhe vështirësitë në frymëmarrje të shkaktuara nga mavijosjet që kanë marrë pak kohë për t’u zhvilluar plotësisht dhe përfundimisht kanë çuar në kolapsin e mushkërive. Albanian Post

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Shtyhet afati i procesit të regjistrimit të popullsisë

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se është shtyrë afati i procesit të Regjistrimit të Popullsisë deri më datën 24 maj.   Sipas komunikatës  së qeverisë, ky...

Moti sot, herë vranësira me shi e herë diell

Në Kosovë sot pritet të mbajë mot herë i vranët e herë me diell. “Moti vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen...

Lajmet e Fundit