24.4 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Djali i Ancelottit nuk i fsheh ambiciet: Dua të bëhem trajner i Realit

Nga Carlo Ancelotti te Davide Ancelotti, te Reali mund të ketë një rokadë baba-bir për sa i përket stolit të ekipit të bardhë. Por kjo i përket së ardhmes. Ka qenë vetë djali i Carlos Ancelottit, Davide, njëherazi dhe ndihmësi i Carlos në stolin e Madridit që në një intervistë të dhënë për “France Football”, ka shpalosur ambicien e tij për të marrë një ditë drejtimin e Realit të Madridit.

“Unë dhe im atë do të vazhdojmë të jemi pjesë e Realit edhe në sezonin e ardhshëm. Madje, unë do të qëndroj deri në vitin 2026. Kemi shumë të rinj dhe mundësi për të pasur një ekip shumë të fortë në vitet e ardhshme.

Dua të filloj karrierën time si trajner, por e di që jam në klubin më të mirë në botë. Vendi për t’u rritur nuk ka një datë të caktuar dhe do të varet edhe nga ofertat. Unë jam i lumtur këtu, familja ime jeton këtu, gruaja ime është spanjolle, unë jam afër babait tim… Sfidat nuk më trembin, qëllimi është të bëhem trajner këtu një ditë”, ka deklaruar Davide Ancelotti.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje në stacionin policor në Suharekë

Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje brenda stacionit policor në Suharekë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Rastin e ka konfirmuar për...

Kryetari i Bordit të Kompanisë ‘ABI’, Irfan Fusha, vizitoi Shoqatën ‘ESNAF’

Kryetari i Bordit të Kompanisë së njohur ABI, z. Irfan Fusha, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në ambientet e Shoqatës 'ESNAF", ku është pritur...

Lajmet e Fundit