Totaj takon kryetarët e rinj të fshatrave dhe lagjeve të Prizrenit

Kryetari I Komunës, Shaqir Totaj u takua sot me kryetarët e rinj të fshatrave dhe lagjeve  të Prizrenit.

Ai i ka përgëzuar ata për marrjen e besimit nga qytetarët.

“Duhet të kemi bashkëpunim sa më të frytshëm, për t’i shërbyer përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe interesave të tyre”,tha Totaj.

Drejtori i Administratës, Edin Shehu, e ka vlerësuar të suksesshëm këtë proces zgjedhor konform rregullores në fuqi.

Disa nga përfaqësuesit e zgjedhur, kanë parashtruar pyetje rreth disa çështjeve teknike dhe përfaqësim më të madh të grave në vendimmarrje.

Ndërkaq, anëtari i komisionit komunal në këtë proces zgjedhor, Eroll Shabani nga organizata “ Ec Ma Ndryshe”, ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim dhe ndihmë në aspektin teknik për drejtuesit e rinj të fshatrave dhe lagjeve. Gjatë këtij takimi, përfaqësuesve të lokaliteteve dhe lagjeve, iu janë shpërndarë vendimet për përzgjedhjen e tyre, ndërsa ata kanë zhvilluar edhe një takim me përfaqësues të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ku është folur për rëndësinë e procesit të regjistrimit të popullsisë që po organizohet në vendin tonë.TV Prizreni

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Lajmet e Fundit