11.8 C
Prizren
E martë, 21 Tetor, 2025

Policia në Prizren gjobit motoristët kundërvajtës, sekuestrohen disa motoçikleta

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me datë 2 dhe 3 maj 2024 patrullat policore të policisë në kuadër të Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugorë në Prizren, Stacionit Policor Prizren dhe Prizren–Veri, duke marrë parasysh se në komunikacion ka në qarkullim shumë motoçikleta dhe trotinet dhe një pjesë e madhe e tyre nuk po i zbatojnë rregullt e trafikut në fuqi, ka përpiluar një planë operativ e ku në cakë janë kryesisht motorist të cilët nuk respektojnë rregullat e trafikut rrugorë, konkretisht që në komunikacion qarkullojnë në kundërshtim me ligjin e trafikut, transmeton PrizrenPress.

Sipas policisë, gjatë këtyre dy ditëve janë shqiptuar shume gjoba dhe janë sekuestruar disa motoçikleta.

“Konkretisht janë sekuestruar gjithsej 14 motoçikleta dhe janë shqiptuar rreth 42 gjoba për kundërvajtje të ndryshme kundër ngasësve të motoçikletave dhe trotineteve”, thuhet në komunikatën e PK-së.

“Të gjithë ngasësit e motoçikletave, mopedëve dhe trotineteve janë pjesëmarrës të barabartë në komunikacion dhe pritet që pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion ti respektojnë ata, por edhe ngasësit e motoçikletave, mopedëve dhe trotineteve elektrik duhet ti respektojnë rregullat e komunikacionit e ndër to është: Mjetet e tyre duhet të doganohen dhe regjistrohen, targat të vendosen në vendin e duhur, ngasësit duhet të kenë patentë shoferi për kategorinë përkatëse, ngasësi dhe pasagjeri duhet të ketë helmetën e përshtatshme për siguri, duhet të respektohen shenjat e komunikacionit etj.”, thuhet në komunikatë./PrizrenPress.com

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Numërohen 80 për qind të votave në Prizren/ Kjo është renditja e votave të kandidatëve të Vetëvendosjes

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet preliminare për kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin Komunal të Prizrenit, pas numërimit të 80  për...

Një person godet me brisk një tjetër në Malishevë, dërgohet në mbajtje

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një qytetar tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore me një...

Lajmet e Fundit