Drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha thotë se do të restaurohen Valavica dhe Mulliri në Bellobrad të Dragashit 

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha së bashku me kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini dhe zyrtarë të tjerë komunal ka kryer një vizitë të rëndësishme në fshatin Bellobrad të Opojës së Dragashit.

Gjatë vizitës, ata vizituan Valavicën dhe Mullirin e këtij fshati për të vlerësuar gjendjen e tyre.

“Kolegët nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren janë angazhuar për hartimin e një projekti për restaurimin dhe konservimin e këtyre objekteve kulturore të rëndësishme. Bashkëpunimi i vazhdueshëm me autoritetet komunale synon ruajtjen dhe promovimin e pasurive të trashëgimisë kulturore për brezat e ardhshëm”, shkruan Hoxha në llogarinë e tij në Facebook./PrizrenPress.com/

Mund të jetë një imazh i 6 persona, ndriçimi dhe pije

Mund të jetë një imazh i 10 persona

Marketing

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me ekspozitë artistike të fëmijëve dhe të rinjve

Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, është organizuar një aktivitet i veçantë artistik ku fëmijë dhe të rinj kanë shprehur...

EC Ma Ndryshe shpreh shqetësime për gjetjet e auditorit në Komunën e Prizrenit

Organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe ka shprehur shqetësim serioz lidhur me gjetjet e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për Komunën e Prizrenit për...

Lajmet e Fundit