13.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Forcimi i kontrollit rrugor në Prizren: Mbi 1800 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, përmes Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor dhe stacioneve policore, ka zbatuar planin operativ “Siguria në Trafikun Rrugor” gjatë periudhës 27-31 maj 2024. Aktivitetet e ndërmarra mbuluan katër komuna në rajonin e Prizrenit, me qëllim përmirësimin e sigurisë rrugore.

Në këtë periudhë, janë shqiptuar 1817 gjoba për kundërvajtësit që shkelën ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Përveç kësaj, janë kryer veprimet e mëposhtme:

Hetimi i 31 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale.
Hetimi i 19 aksidenteve të komunikacionit me të lënduar.

Shqiptimi i masave të ndalimit të drejtimit të mjeteve për 22 ngasës.

Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren vazhdojnë të mbajnë pika të shumta kontrolli të automjeteve, duke rritur prezencën në terren dhe duke synuar parandalimin e aksidenteve rrugore, veçanërisht atyre me pasoja fatale.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Feronikeli ’74 triumfon në Prizren me tre gola

Feronikeli '74 ka shënuar fitore të pastër 0-3 në transfertë ndaj Prizrenit në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Mysafirët kaluan në epërsi në minutën...

Kjo është pasuria e kryetares së Gjykatës Themelore në Prizren

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka publikuar deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë për vitin 2025, Në deklarimin e pasurisë në APK, kryetarja...

Lajmet e Fundit