18.4 C
Prizren
E hënë, 10 Mars, 2025

Mesazhi i Tërnavës për Kurban Bajram: Është detyrë e jona që ta duam, ruajmë dhe ta mbrojmë atdheun tonë

 

Mesazhin e Kurban Bajramit e mbajti myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili tha se shprehja e atdhedashurisë në lutjet e përditshme është një ndjenjë e natyrshme sepse është një dhuratë e pashtershme.

Ai theksoi se kryerja e haxhit dhe therja e kurbanit janë dy rituale kyçe të cilat i japin domethënie festës së Kurban Bajramit

“Prandaj është detyrë e jona që ta duam, ta ruajmë dhe ta mbrojmë vatanin tonë. Është detyrë që të bëhemi qytetarë të një vendi që jetojmë me dinjitet e për t’u bërë të tillë kërkohet që të jemi bashkë duke promovuar atë në të gjitha fushat dhe në çdo vend, por edhe Kurban Bajrami është një rast i mirë për t’iu afruar Zotit me vepra tona të mira, për ta falënderuar atë për bekimin e tij, për të pastruar shpirtin dhe zemrën. Këtë e arrijmë duke kryer vepra të mira, duke zgjatur dorën për të varfëritë dhe nevojtaret”, tha ai.

“Bashkërisht mund të bëjmë edhe më shumë në rritjen ekonomike, rritjen e standardeve për një jetë më të mirë në Kosovë në mënyrë që të zvogëlojmë migrimin e popullatës tonë nëpër vendet e botës. Në anën tjetër shohim që nataliteti ka rënë, se Kosova dhe vendet e tjera shqiptare po zbrazën në përmasa të madhe, qiftet e reja nuk bëjnë më shumë se një apo dy fëmijë. Ftojë çiftet e martuara që të kenë më shumë fëmijë ngase edhe këtë ia kemi borxh Kosovës sonë. Të mos frikësohen çiftet e reja për riskun e familjes ngase risku është moment i Zotit. Të mos bëhemi shkaktar për mbylljen e foshnjoreve, çerdheve, shkollave e xhamive, ngase do të na gjykoj e ardhmja e vendeve tona”, tha ai. /kp/

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Policia në Prizren dhuron lule grave për 8 Marsin

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, zyrtarët policorë të sektorit dhe patrullave policore të qytetit të Prizrenit, si dhe të qyteteve të tjera...

Therandasit fitojnë në Tiranë

Në Grupin B të Ligës Unike në kuadër të javës së katërt, të mërkurën, Golden Eagle Ylli shënoi fitore ndaj Tiranës 62:87 (11:30, 20:24,...

Lajmet e Fundit