28.8 C
Prizren
E shtunë, 28 Shtator, 2024

Qytetarët ankohen për mbeturinat skaj rrugës që çon në fshatin Novoselan të Prizrenit

Qytetarët kanë shprehur pakënaqësi për mbeturinat e hedhura skaj rrugës që shkon nga lagja Kurillë  në fshatin Novoselan të Prizrenit.

 

Për zgjidhjen e këtij problemi ata janë ankuar në platformën Ndreqe.com, transmeton Telegrafi.

Në këtë platformë, muaj më parë, ata kanë shprehur qëndrimin se kjo pjesë po kthehet në deponi ilegale mbeturinash dhe se Komuna nuk ka ndërmarrë veprime.

Për këtë rast, Telegrafi ka kontaktuar udhëheqësin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, Çelë Lamaj, i cili ka theksuar se organet komunale janë në pritje të përzgjedhjes së operatorit ekonomik për intervenime emergjente të kësaj natyre.

“Komuna e Prizrenit aktualisht nuk ka kontratë aktive për intervenime emergjente për pastrimin e deponive ilegale. Procedurat e prokurimit për këtë lloj kontrate janë iniciuar dhe porsa të nënshkruhet kontrata me operatorin e përgjegjshëm do të intervenohet për largimin e deponive ilegale. Njëherësh i bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë të përgjegjshëm dhe mos ta ndotin mjedisin me hedhjen e mbeturinave në vende jo-adekuate”, ka thënë drejtori i DSHP-së, Çelë Lamaj.

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën Ndreqe.com për parregullsitë në vendbanimet e tyre, teksa organet përkatëse konform mundësive po ndërmarrin veprime për zgjidhjen e këtyre problemeve./Telegrafi/.

Marketing

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike për në Ulqin

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Komuna e Prizrenit, pjesë e programit të Këshillit Europian për zhvillimin e demokracisë

Komuna e Prizrenit është përzgjedhur nga Këshilli Europian për të qenë pjesë e programit për zhvillimin e Demokracisë Gjithëpërfshirëse në Europën Jug-Lindore. Kështu ka bërë...

Policia ua konfiskon kamionët dy personave, transportonin zhavor kundërligjshëm nga Drini i Bardhë

Policia e Kosovës (PK) njofton se ua ka konfiskuar kamionët dy personave nën dyshimin se po bënin transportimin e zhavorit në mënyrë të kundërligjshme...

Lajmet e Fundit