11.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Gjashtë vjet nga vdekja e Adem Demaçit

Sot bëhen gjashtë vjet që kur Adem Demaçi ka vdekur.

Veprimtarit të çështjes kombëtare, frymëmarrja iu ndalë në moshën 82-vjeçare.

“Mandela” i Kosovës, lindi më 26 shkurt 1936, në Prishtinë, ndërsa me prejardhje është nga Lupqi i Podujevës.

Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera.

Për angazhimin e tij politik, ai vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë.

Pasi u lirua Demaçi menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u quajt edhe Nelson Mandela i Evropës.

Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990-1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov.

Gjatë periudhës 1998-1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Ishte njëkohësisht kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007).

Sot, njerëzit e rezistencës kombëtare identifikohen me emrin e Adem Demaçit, sepse ai me punën dhe me veprën e tij, u bë simbol i unifikimit për ruajtjen e kombit shqiptar, mbi pesë dekada.

Ai  me jetën dhe veprën e tij, u shndërrua në një personalitet të përmasave të historisë së përgjithshme njerëzore, ku bën pjesë edhe historia kombëtare.

Demaçi ka shkruar romanin “Gjarpinjtë e Gjakut”, i cili u ndalua nga regjimi ish-komunist. Ai e pa dritën vetëm pas viteve nëntëdhjeta.

Pasditen e 26 korrikut 2018, Demaçi ndërroi jetë. Në nderim të tij u organizuan shumë aktivitete shtetërore dhe u mbajtën tri ditë zie në Kosovë.

 

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Suhareka bëhet me stadium të ri

Qyteti i Suharekës po bëhet me stadium të ri të kategorisë së dytë, ka njoftuar të enjten ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla...

Ky është 34-vjeçari nga Malisheva që vdiq pas kontaktit me rrymë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Prizren, ku një 34-vjeçar nga Malisheva ka mbetur i vdekur. I ndjeri është Visar Ramaj, i cili ndërroi jetë,...

Lajmet e Fundit