21.8 C
Prizren
E mërkurë, 9 Tetor, 2024

Rritja e numrit të aksidenteve në trafik në Suharekë veçohet si shqetësim në takimin e koordinimit lokal për siguri

Në takimin e radhës të koordinimit lokal për siguri të Komunës së Suharekës është theksuar rritja e numrit të aksidenteve në trafik gjatë javëve të fundit.

Sipas të dhënave të paraqitura gjatë këtij takimi është theksuar se brenda dy javësh janë regjistruar 21 aksidente, prej të cilave një me fatalitet.

Sipas njoftimit të Komunës së Suharekës, në takimin e koordinimit lokal për siguri, komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, ka bërë të ditur se situata e sigurisë është e qetë dhe stabile pavarësisht fluksit të madh të qytetarëve.

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Mirëpo, ai ka theksuar se është rritur numri i rasteve sidomos në trafik, i cili është shqetësues, pasi gjatë dy jave kemi pasur 21 aksidente,  prej të cilave një me fatalitet”, thuhet në njoftim.

Sipas informatave të paraqitura nga Sylaj, në dy javë e fundit janë shqiptuar 838 tiketa për kundërvajtje.

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Një tjetër çështje që është veçuar nga ai ka qenë edhe përdorimi i armëve në ahengje e dasma, dhe sipas tij për dy javë konfiskuar 3 armë, përkundër faktit se Policia e Kosovës ka zhvilluar fushatën  “Festo me zemër – jo me armë”,

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Ai edhe kësaj radhe ka bërë apel për kujdes më të madh të qytetarëve, si dhe ka kërkuar bashkëpunim në mes të policisë dhe qytetarëve”, thuhet në njoftim.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Në anën tjetër nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka  në cilësinë e kryesueses së takimit ka informuar anëtarët tjerë për aktivitetet e zhvilluara brenda dy javëve të fundit në territorin e Komunës së Suharekës.  /Telegrafi/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Vrasja e Tupac në 1996: Pse Diddy është kthyer në qendër të vëmendjes pas pretendimeve të një hetuese

Misteri i gjatë rreth vrasjes së Tupac Shakur në 1996 po rishfaqet, me spekulime që përfshijnë Sean “Diddy” Combs. Deklaratat e fundit nga një hetuese...

Petro Marko: Po të kishin lindur e jetuar këtu Rexhep Qosja, Ali Podrimja e Bekim Fehmiu, talenti i tyre do të ishte vrarë

Shkruan: Petro Marko Veprat më të mira u shkruan jashtë Shqipërisë Unë mendoja dikur se veprat më të mira të letërsisë shqiptare janë shkruar në të...

Lajmet e Fundit