8.6 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Shtohen shërbimet komunale në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se janë rritur kërkesat për shërbime në administratën komunale, pas ardhjes së bashkatdhetarëve. Qytetarët që kërkojnë shërbime thonë se ato i kanë marr pa vonesa.

Ardhja e bashkatdhetarëve ka rritur kërkesat për shërbime në administratën komunale të komunës së Prizrenit.

Më shumë kërkesa për tu pajisur me dokumentacione kanë diaspora, pasi ato janë vetëm pak ditë në Kosovë e koha është shumë e vlefshme për ta.

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu thotë se para ardhjes së diasporës kanë intervenuar në disa sektor.

“Kemi bërë disa intervenime, jemi përgatitur për fluksin e qytetarëve…Prej datës 1 gusht pritet edhe më shumë  të shtohet, gjatë javës së kaluar kemi bërë ndërhyrje në sistemin e pritjes në radhë”, tha për RTK, Edin Shehu- Drejtor i administratës- Prizren

Siç shpjegon Shehu, deri tani nuk ka pasur nevojë që administrata të zgjasë orarin e punës, por kjo sipas tyre mund të ndodh nëse është e nevojshme./rtk

 

Më Shumë

Fytyrat e para të Radio Televizionit të Prishtinës

Radio Prishtina filloi punë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore më 1945 në Prizren, pastaj u transferua në Prishtinë. Pas luftës në Kosovë materiali...

Xheladini: Nis vlerësimi në terren i dëmeve në Komunën e Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka bërë të ditur se ka nisur procesi i vlerësimit të dëmeve në terren, pas takimit dhe...

Lajmet e Fundit