2.2 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Totaj diskuton ngritjen e çmimeve në hoteleri dhe shërbime me përfaqësuesit e bizneseve në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka mbajtur një takim sot me përfaqësuesit e organizatave të bizneseve që veprojnë në komunë për të diskutuar fenomenin e ngritjes së çmimeve në sektorin e hotelerisë, restoranteve, kafeterive dhe shërbimeve, përfshirë parkingjet, sidomos në pjesën historike të qytetit.

Totaj theksoi rëndësinë e harmonizimit të veprimeve për të ruajtur reputacionin e qytetit gjatë sezonit të verës, kur Prizreni përjeton një fluks të madh vizitorësh.

“Me dinamizmin e jetës kulturore, sidomos në sezonin e verës, kur ka shumë vizitorë në qytetin tonë, konsiderojmë se veprimet duhet bashkërisht të harmonizohen me qëllim të ruajtjes së reputacionit të qytetit të Prizrenit,” tha ai, përcjell PrizrenPress.

Totaj paralajmëroi se loja me çmime në afat të gjatë kohor nuk sjell përfitime dhe se inspektorët komunalë do të monitorojnë situatën.

“Të gjitha veprimet do të monitorohen nga inspektorët komunalë dhe publikimi i çmimeve të shërbimeve në vende të dukshme është i domosdoshëm për të siguruar transparencë e për t’i shmangur keqkuptimet apo abuzimet që mund të ndodhin”, deklaroi ai.

I pari i Prizrenit theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të të gjithë aktorëve për të siguruar që rritjet e çmimeve të jenë të arsyeshme dhe të përputhshme me nivelin e shërbimit të ofruar, pasi rritja e çmimeve mund të ndikojë negativisht në përvojën e vizitorëve dhe imazhin e qytetit.

“Kjo është një çështje e rëndësishme për të siguruar që rritjet e çmimeve janë të arsyeshme dhe të përputhshme me nivelin e shërbimit që ofrohet, pasi rritja e çmimeve në sektorin e hotelerisë dhe të parkingjeve, sidomos në zonën historike, mund të ndikojë negativisht në përvojën e vizitorëve dhe në imazhin e qytetit,” u shpreh Totaj./PrizrenPress.com

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Rahoveci triumfon ndaj Yllit, diferenca zbret në një pikë

Rahoveci 029 ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Golden Eagle Ylli me rezultat 74:69 (18:13, 19:17, 19:19, 19:20), në kuadër të javës...

Liria ka Emër: Mbi 130 mijë qytetarë në marshin “Drejtësi, jo politikë” – marshimi më i madh në historinë e Kosovës së lirë

Platforma Qytetare "Liria ka Emër" ka njoftuar se mbi 130 mijë qytetarë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së që...

Lajmet e Fundit