7.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Ballkani dhe Drita zbresin në fushë për ndeshjet e para të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës

Ballkani dhe Drita do të zbresin në fushë ditën e sotme për të zhvilluar ndeshjet evropiane.

Dy skuadrat kosovare janë në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës dhe qëllimi është të shkojnë në ‘Play-Off’.

Të parët që do të zbresin në fushë janë futbollistët e Dritës, ku me fillim nga ora 17:00 do të takohen me Audan në Letoni.

Gjilanasit synojnë që të marrin një rezultat pozitiv nga përballja e parë në mënyrë që të bëjnë një hap para për të kaluar në ‘Play-Off’.

Ndërkohë Ballkani në ndeshjen e parë do të luaj para tifozëve vendas ku përballë do ta ketë skuadrën irlandeze Larne.

Kampioni në fuqi i Kosovës kërkon fitore në ndeshjen e parë në mënyrë që të jetë në përparësi para duelit të kthimit.

Sfida mes Ballkanit dhe Larnes zhvillohet me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë. /Telegrafi/

Marketing

 

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Bashkimi dhe Bora përballen sonte në Prizren për epërsinë në seri

Gjysmëfinalet e “Play-off”-it në basketbollin kosovar vazhdojnë sonte me një duel shumë interesant mes Bashkimi dhe Bora. Seria aktualisht është e barabartë 1:1, duke e bërë...

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Një rast i hetimit të vdekjes është raportuar më 23 prill në Prizren.   Sipas informacioneve zyrtare, një mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes...

Lajmet e Fundit