9.8 C
Prizren
E hënë, 14 Tetor, 2024

Policia sekuestron dy armë zjarri në ahengje familjare, një në Prizren e tjetrën në Suharekë

Policia në Rajonin e Prizrenit ka ndërhyrë në dy raste të ndara të gjuajtjes me armë zjarri gjatë ahengjeve familjare, duke sekuestruar dy armë dhe arrestuar dy të dyshuar.

Në Prizren, më 8 gusht 2024, rreth orës 22:20, Policia ka marrë një informatë për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Fadil Morina”. Njësitë policore kanë ndërhyrë me shpejtësi, duke arrestuar të dyshuarin S.B. (1985), mashkull kosovar shqiptar. Atij i është sekuestruar një armë me një karikator, katër fishekë dhe tri gëzhoja.

“I dyshuari shoqërohet në stacionin policor dhe pas përfundimit të procedurave ligjore me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë. Ndaj tij iniciohet rast, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell PrizrenPress.

Në një rast të ngjashëm në Suharekë, më 8 gusht 2024, rreth orës 19:20, Policia ka reaguar ndaj një informate për gjuajtje me armë zjarri në fshatin Krushic.

“Reagimi policor ishte e menjëhershme, njësitet  kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë lokalizuar të dyshuarin J.K (viti i lindjes 1994), mashkull, kosovar shqiptar, të njëjtit i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë provave materiale një  armë me një karikatorë dhe 100 fishek”, thuhet në njoftim.

Edhe i dyshuari J.K është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij janë ngritur akuzat për “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia apelon për shmangien e përdorimit të armëve gjatë gëzimeve familjare, duke rikujtuar se në të kaluarën raste të tilla kanë sjellë pasoja tragjike. “Festoni me zemër, jo me armë,” është mesazhi i Drejtorisë Rajonale të Policisë Prizren për qytetarët./PrizrenPress.com

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Sonte në Prizren mbahet koncerti i muzikës klasike

Sonte mbahet koncerti i muzikës klasike dhe i këngëve të vjetra qytetare, me sopranon e talentuar Reyhan Kodrazi, shoqëruar me pianisten profesione Eda Vllaço,...

Fillon rrënimi i objektit “Liria” në Prizren

Komuna e Prizrenit  sot nisi punimet për rrënimin e objektit të ndërmarrjes “Liria”, që gjendet në lagjen "Bazhdarhane", prapa "Shtëpisë së Bardhë". Si pasojë...

Lajmet e Fundit