6.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Ballkani zyrtarizon sulmuesin ganez, Alfred Mensah

Ekipi i Ballkanit një ditë para ndeshjes së parë të stinorit ka zyrtarizuar në ekip edhe një sulmues. Fjala është për ganezin Alfred Mensah, i cili së fundi ka qenë pjesë e Partizanit të Tiranës, ndërsa para saj ka luajtur për Skënderbeun e Korçës.

Mensah 25 vjeç vjen nga Gana, ndërsa luan në pozitën e qendërsulmuesit. Në total sa ka qëndruar në Shqipëri në dy stinorët e fundit ai ka shënuar 24 gola dhe ka bërë 10 asistime.

“Pjesa ofanzive e jona është përforcuar edhe me një futbollist të radhës. Sulmuesi Alfred Mensah, tashmë është veshur portokall e zi dhe do të jetë armë shtesë e jona, drejt objektivave në vazhdim,” ka shkruar njoftimi i kampionit të trefishtë të Kosovës.

“Në katër vitet e fundit, ganezi ka qenë pjesë e dy skuadrave me renome në Shqipëri, Skenderbeut dhe Partizanit. Klubi i dëshiron mirëseardhje 25 vjeçarit dhe suksese drejt synimeve tona të përbashkëta,” ka vazhduar njoftimi i ekipit suharekas.

Ballkani nis stinorin e ri në Superligë sot, ku pret Dukagjinin në përballjen e parë në rrugëtimin për mbrojtje të titullit kampion.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Bashkimi synon fitoren e radhës në Pejë

Bashkimi synon fitoren e radhës në transfertë ndaj Pejës, në ndeshjen që mbyll javën e 27-të të ProCredit Superligës. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora...

Defekt në rrjetin e ujësjellësit në Drenocë, pritet rënie e presionit të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar për një defekt të shkaktuar në rrjetin transportues të ujit në fshatin Drenocë të Malishevës. Sipas njoftimit,...

Lajmet e Fundit