Rruga Tetovë-Prizren, ministri maqedonas: Duhet ta shohim se cila është vlera reale e asaj dhe a do të realizohet

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të punojë me Komunën e Tetovës për ta definuar projektin për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren. Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski deklaroi se është e nevojshme të bëhet projektim për të parë nëse mund të realizohet.

“Është e nevojshme të bëjmë projektin dhe kur ta bëjmë projektin duhet ta shohim se cila është vlera reale e asaj rruge, a do të mund të realizohet në mënyrën se si është paraparë dhe nëse është e mundur, ta realizojmë”, tha Nikollovski, raporton Alsat.

 

 

Institucionet në Kosovë tashmë kanë filluar ndërtimin e rrugës që duhet t’i lidhë dy qytetet. Plani fillestar parashikonte ndër tjerash edhe tunel 6 kilometërsh. Kostoja e projektit pritet të jetë rreth 200 milionë euro.

Qeveria e Kosovës disa herë ka bërë thirrje që të mos ketë vonesa në ndërtimin e rrugës nga ana e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Qindra qytetarë në Mejdan – rikthehet spektakli i pehlivanëve në Opojë pas shumë vitesh

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, këtë vit u rikthye pas shumë vitesh një nga traditat...

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit