14.8 C
Prizren
E enjte, 19 Shtator, 2024

Ndërron jetë nxënësi në Malishevë, drejtoresha e Arsimit i shpreh ngushëllime familjes së Bleart Krasniqit

Malisheva është e tronditur nga ndarja nga jeta e Bleart Bekim Krasniqi, nxënës i klasës së 8-të në SHFMU “Hilmi Hoti” në Carrallukë. Blearti ka ndërruar jetë sot në moshën 12-vjeçare.

Në një telegram ngushëllimi, Arbëreshë Krasniqi, drejtoroshë e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Malishevë, shprehu ngushëllimet më të thella për familjen Krasniqi dhe për të gjithë ata që e kanë njohur Bleartin.

“Më lejoni që në emër të nxënësve dhe personelit arsimor të komunës së Malishevës, të shpreh ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta të nxënësit tonë Bleart Bekim Krasniqi, nxënës i klasës së 8-të në SHFMU ‘Hilmi Hoti’ në Carrallukë. I trishtë ishte lajmi për vdekjen e Bleartit, i cili na tronditi të gjithëve për ndarjen nga jeta në lulen e rinisë. Ne kishim nevojë për buzëqeshjen e tij në shkollë, shokët dhe shoqet e klasës së tij dhe bashkëmoshatarët e tij kishin ende nevojë për lojën e tij dhe ngrohtësinë që ai çdo ditë dhuronte për shoqërinë e tij. Ne kishim nevojë që ëndrrat e Bleartit të vazhdonin të jetonin e ai të shtegtonte me buzëqeshjen e tij të ngrohtë drejt mësimeve të reja, drejt njohurive të reja së bashku me shoqërinë e tij. Por ja që ëndrrat e tij u ndalën në gjysmë edhe ai nuk do të jetë më në mesin tonë, të hapërojë drejt dyerve të ngrohta të shkollës e diturive të reja. Blearti do të na mungojë të gjithëve, por ne nuk do ta harrojmë kurrë shëmbëlltyrën e tij prej nxënësi dhe çiltërsinë e tij dhe dashurinë e tij për shkollën. Qofshin të paharruara kujtimet për Bleartin, lavdi veprës së tij jetësore!”, u shpreh ajo. /PrizrenPress.com/

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Vrasja që ndodhi vitin e kaluar në Rahovec, babë e bir dënohen me 36 vjet burgim

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka shpallur fajtorë babë e bir, Enver dhe Emir Sylkën dhe i ka dënuar me 36 vjet burgim (së...

Liria e mposht Mitrovicën

KF Liria e Prizrenit ka triumfuar me rezultat 2-1 kundër KF Mitrovicës në një ndeshje të vlefshme për Ligën e Parë të Kosovës. Golat për...

Lajmet e Fundit