Tri javë nga zhdukja, asnjë gjurmë për profesorin Gani Rudaj nga Prizreni

Tri javë nga zhdukja, profesori Gani Rudaj nga Prizreni ende mbetet i pa gjurmë. Herën e fundit, ai është parë në QKUK në Prishtinë.

Familja e profesorit Rudaj ka pranuar disa telefonata nga qytetarët, mirëpo nuk kanë arritur të gjejnë .

“Kemi pranuar disa telefonata nga qytetarë që kanë deklaruar se e kanë parë në Prishtinë, mirëpo nuk kemi arritur të gjejmë as ne si familje, as policia,” tregon familja e profesorit Rudaj për “PrizrenPress”.

Ndërkaq, policia po vazhdon kërkimin e tij.

“Ne kemi zhvilluar kërkime në disa lokacione në Prishtinë dhe në Prizren, por deri më tani nuk kemi arritur ta gjejmë personin e zhdukur,” ka njoftuar Policia e Kosovës për “PrizrenPress”.

Familja kërkon ndihmën e qytetarëve që mund të kenë informacion mbi vendndodhjen e tij. Nëse keni ndonjë informacion, ju lutem kontaktoni në numrat e telefonit: 049 648 893 dhe 045 225 639. Po ashtu, mund të informoni Policinë e Kosovës./PrizrenPress.com/

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Lajmet e Fundit