3.6 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Nxënësit e komuniteteve në Prizren ankohen se nuk janë pajisur me libra

Shumë nxënës në shkollën ‘Motrat Qiriazi’ dhe ‘Mati Logoreci’ nuk janë pajisur me libra, kjo pasi ata nuk i kanë marrë ende mjetet nga Ministria e Arsimit.

“Për shkak se i kam huazuar edhe disa libra nga viti i kaluar që na kanë dhënë shkollat dhe kanë qenë të përdorura, pasi këtë vit kanë qenë më shtrenjtë se vitin e kaluar”, tha për RTK, Marigona Bajraktari- Nxënëse e klasës së IX.

“Disa i kam blerë vetë se jam regjistruar por nuk më kanë ardhur paret, disa po i marr të përdorura”, tha Agim Brando, nxënës i klasës së IX.

“Vëllai aka aplikua kanë ardhur paret për mua jo”, tha Alara Shishko, nxënëse e klasës së IX

Se nxënësit janë pajisur me libra të vitit të kaluar e konfirmon edhe një mësimdhënës.

“Një pjesë e vogël prej tyre që nuk i kanë marrë mjetet janë furnizuar me libra të viteve të kaluara, ndërsa një pjesë e tyre kanë hasur në vështirësi për shkak se libraritë që ekzistojnë në qytetin tonë kanë pas mungesa, mirëpo ato mungesa po i plotësojnë dita ditës dhe nxënësit po furnizohen”, tha Albion Gallapeni, mësimdhënës.

“Ne po mundohemi që t’i mbledhim ato të dhëna dhe ditët e ardhshme do t’i dërgojmë në DKA me qëllim që edhe këtyre të ju dalin mjetet në llogari. Nëse numri i tyre është 20-30 nuk mund të themi se është numër i vogël”, tha për RTK, Ekrem Bajraktari, drejtor i shkollës ” Motrat Qiorjazi”

Në shkollën multietnike “Mati Logoreci” pothuajse 90% e nxënësve që mësojnë në gjuhën turke e boshnjake nuk kanë libra.

“Në mësimin në gjuhën shqipe, shumica janë pajisure me libra. Më shumë është e theksuar tek komuniteti turk dhe boshnjak, ku 90% e nxënësve nuk janë të pajisur me libra. Gjatë bashkëbisedimit që kemi pasur me mësimdhënës , është vërejtur se tekstet mësimore e tejkalojnë shumën e rimbursuar nga ministria e arsimit”, tha Hilmi Rexhaj, drejtor i shkollës ” Mati Logoreci”.

Shumica e prindërve kanë arritur që tekstet shkollore t’i sigurojnë me buxhetin e tyre, ndërsa janë në pritje të subvencionimit nga Ministria e Arsimit./RTK

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Sot vranët dhe intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. IHK njofton se në mëngjes...

Aliu nga IHMK: Ndryshime të mëdha të motit nga nesër

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka folur për kushtet atmosferike që priten të mbizotërojnë në ditët në vijim.     Sipas tij, mjegulla që ka...

Lajmet e Fundit