Policia e Kosovës (PK) njofton se ua ka konfiskuar kamionët dy personave nën dyshimin se po bënin transportimin e zhavorit në mënyrë të kundërligjshme nga lumi i Drinit të Bardhë.
Në njoftimin e Policisë, thuhet se Njësia e Trafikut Rajonal në Prizren, të dielën gjatë patrullimit në fshatin Landovicë të Prizrenit, hasën në dy kamionët që po transportonin zhavorin.
“Kamionët te ngarkuar me zhavorr i drejtonin vozitësit: G.K. (viti i lindjes 1985, mashkull kosovar shqiptar) dhe R.SH. (viti i lindjes 1971, mashkull kosovar shqiptar),. Në lidhje me këtë është njoftuar Stacioni Policor Prizren VERI, ku njësitet përkatëse policore ne bashkëpunim me Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe ne konsultime me Prokurorin Kujdestar, kanë ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore dhe nga të dyshuarit janë konfiskuar mjetet transportuese (kamionët)”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili rastin e ka cilësuar si “Ndotja, degradimi dhe shkatërrimi i mjedisit” dhe shfrytëzim i paautorizuar i zhavorit në lumin Drini i Bardhë.
Policia njofton se rasti po hetohet nga hetuesit e stacionit policor Prizren- Veri.
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit