19.6 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

Vëllaznimi merr një fitore të rëndësishme ndaj Proton Cable Prizrenit

Vëllaznimi shënoi fitore mjaft të rëndësishme, ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 73:59 (26:16, 17:19, 8:8, 22:16).

Përballja u zhvillua në kuadër të javës së katërt të ProCredit Superligës.

Vendasit e nisën për mrekulli takimin, me një seri të jashtëzakonshme 21:5, por më pas u rikthyen prizrenasit për 26:16.

Në periudhën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, 17:19, për të shkuar në pushim me shifrat 43:35.

Periudha e tretë u karakterizua me shumë gabime nga të dyja skuadrat, duke bërë që të shënohen shumë pak pikë, 8:8. Prizrenasit afruan shifrat në 61:59, por Shizz Levan Alston në fund me katër treshe radhazi ishte hero për vendasit, që fituan 73:59.

Alston e mbylli ndeshjen me 23 pikë e tri kërcime, kurse te mysafirët u dallua Wayne Arnold me 14 pikë e nëntë kërcime.

Më Shumë

Alarm për mjet të dyshimtë në Prizren, rezulton të mos jetë shpërthyes

Një mjet i dyshimtë është gjetur në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, por që nuk ka rezultuar të jetë shpërthyes. Sipas raportit 24-orësh, një qytetar e...

Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2014 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar disa aksidente...

Lajmet e Fundit