16.8 C
Prizren
E enjte, 31 Tetor, 2024

Pasi përuruan rrugën gjashtë kilometra në Dragash, Kurti dhe Durmishi hynë në valle

Përurimit të një rruge në komunën e Dragashit, me valle, surle e tupana, i është bashkuar dje edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kjo rrugë për të cilën dje u festua, lidh fshatrat e Kosovës me ato të Shqipërisë.

Në ato momente, edhe Kurti shihet me energji të mirë ndërsa hedh hapat bashkë me valltarët, i shoqëruar edhe nga zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Zyra e kryeministrit ka njoftuar se dje është përurur ndërtimi i rrugës Kërstec-Pakishtë-Zapod, me gjatësi 6.3 kilometra me investim 2.6 milionë euro, e cila i lidh këto fshatra me Prizrenin dhe Dragashin.

Me rastin e përurimit morën pjesë udhëheqës shtetëror nga Kosova dhe Shqipëria.

“Kemi shtruar një rrugë e cila është edhe në Kosovë edhe në Shqipëri në mënyrë që të lëvizim sa më lirshëm dhe t’i ndihmojmë në veçanti banorët e këtyre zonave të thella, të cilët edhe mungesa e infrastrukturës në të kaluarën i ka detyruar në migrim. Shpresojmë që me këso projekte infrastrukturore gjithnjë e më shumë do të mund të kthehen në vendlindjen e tyre më shpesh, e pse jo edhe përgjithmonë”, u shpreh kryeministri me rastin e përurimit”, bëhet e ditur në kumtesën e djeshme për media.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

72 vite nga lindja e këngëtares së shquar shqiptare, Nazmie Hoxha

Nazmie Hoxha lindi më 25 tetor 1952 në Gjonaj të Hasit të Prizrenit dhe vdiq më 5 maj 2007 në Prishtinë. Nazmie Hoxha ishte këngëtare e popullarizuar...

Sulm ndaj personit zyrtar, arrestohet një person në Suharekë

Në Suharekë është arrestuar një person nën dyshimin se e ka shtyrë një grua dhe i ka fyer dhe ka tentuar t’i sulmojë dy...

Lajmet e Fundit