Kryetari i ri i OVL-së së UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, falënderon delegatët për besimin e dhënë

Kryetari i ri i OVL-së  së UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, ka falënderuar delegatët për besimin e dhënë në mënyrë unanime, pas zgjedhjes së tij në krye të organizatës.

Në Kuvendin e OVL-së  së UÇK-së, i cili u mbajt sot, Isa Berisha mori besimin e 127 delegatëve, të cilët me vota unanime e zgjedhën atë si kryetar për katër vitet e ardhshme.

Berisha shprehu mirënjohjen për besimin që iu dha dhe theksoi angazhimin e tij të palëkundur për të mbrojtur vlerat e UÇK-së dhe për të shërbyer të gjithë veteranëve pa përjashtim, pavarësisht brigadave apo rajoneve të tyre.

Ai gjithashtu e cilësoi detyrën e tij si një përgjegjësi të madhe për ruajtjen e vlerave të pa diskutueshme të UÇK-së.

“Do të jem në shërbim të të gjithë veteranëve pa përjashtim. Kjo është një përgjegjësi e madhe dhe e shenjtë për mua. Lejoni që publikisht të falënderoj çdo veteran për besimin që më dhatë”, tha Isa Berisha./PrizrenPress.com/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

U rreshtua në krah me Vjosa Osmanin: Ja sa vota numëron deri më tani Haxhi Avdyli

Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Sipas të dhënave të përditësuara, deri më tani janë numëruar...

Zafir Berisha thotë se bashkëpunimi me Kurtin mund të tolerohet vetëm nëse Ramush Haradinaj bëhet president

Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, ka reaguar pas deklarimeve të fundit të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, duke e...

Lajmet e Fundit