8.4 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Nismë për përmirësimin e shërbimeve pronësore dhe fuqizimin e grave në biznes në Suharekë

Në Komunën e Suharekës u mbajt një takim mes përfaqësuesit të Aktivitetit të USAID-it “Qeverisja e Pronës”, Leotrim Gërmizaj, dhe përfaqësuesit të Shoqatës së Bizneseve, Refki Zogaj, i cili është gjithashtu anëtar i Forumit për Transparencë Pronësore në këtë komunë.

Takimi vuri theksin te përkushtimi për zbatimin e Planit për Përmirësimin e Shërbimeve Pronësore dhe Kadastrale. Një nga iniciativat kryesore të këtij forumi, i cili vepron me mbështetjen e USAID-it, është organizimi i një takimi publik me gratë aktive në biznes në Suharekë.

“Ky forum lokal joformal, i themeluar me mbështetjen e USAID-it, ka planifikuar të organizojë një takim publik me gratë aktive në biznes në Suharekë. Kjo nismë kontribuon në zbatimin e Planit për Përmirësimin e Shërbimeve Pronësore dhe Kadastrale të Komunës së Suharekës”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Gjashtë nxënës nga Suhareka në Finalen e Olimpiadës Botërore të Matematikës në Frankfurt

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se ekipi i matematikës nga kjo komunë është nisur drejt Gjermanisë për ta përfaqësuar Kosovën...

Xheladini merr pjesë në hapjen e programit Zvicër–Kosovë 2026–2029, fton ambasadorin për vizitë në Dragash

Kryetari i Komuna e Dragashit, Bexhet Xheladini, ka marrë pjesë në eventin e organizuar nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë për hapjen zyrtare të...

Lajmet e Fundit