7.1 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Zyrtarët e Shërbimit Korrektues në Prizren dhuruan gjak për nder të festave të nëntorit

Në kuadër të festave të nëntorit, një grup zyrtarësh nga Qendra e Shërbimit Korrektues në Prizren dhuruan gjak vullnetarisht për nevojat e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut në qytet.

Ky akt humanitar, tashmë i bërë traditë, erdhi pas thirrjes së Sindikatës së Shërbimit Korrektues, e cila ka organizuar këtë ngjarje për disa vite radhazi.

Aledin Muji dhe Bedri Zogaj, dy nga vullnetarët e rregullt të dhurimit të gjakut, shprehën kënaqësinë e veçantë që këtë herë po kontribuonin në këtë kauzë për nder të festave të lavdishme të kombit.

Bashkim Mallaku, mbikëqyrës dhe kryetar i Sindikatës së Shërbimit Korrektues në Prizren, theksoi rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe shprehu angazhimin e kolegëve të tij për të vazhduar këtë traditë.

“Pas organizimit të parë të dhurimit të gjakut në vitin 2019, në kuadër të Ditës së Mësuesit, e kemi parë të arsyeshme që, për nder të festave të nëntorit, të vazhdojmë të japim këtë kontribut për ata që kanë nevojë”, u shpreh Mallaku.

Ky veprim u vlerësua si jashtëzakonisht human nga zyrtarët e repartit të Transfuziologjisë në Spitalin e Prizrenit, të cilët theksuan se ky është një shembull që duhet të ndiqet edhe nga punëtorët e institucioneve të tjera.

Ata bënë thirrje që më shumë qytetarë të angazhohen në dhurimin e gjakut, një akt që shpëton jetë dhe sjell shpresë për ata që luftojnë me sëmundje të ndryshme./TV Prizreni /

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

Prizreni pret delegacionin e Elbasanit, në fokus shkëmbimi i përvojave për qeverisje lokale

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, priti sot përfaqësuesit e Këshillit Bashkiak të Elbasanit, të udhëhequr nga Lutfi Lala. Në takim...

Tërheqja e 2 milionë eurove nga përmbaruesit, rrezikohen shërbimet shëndetësore në Prizren

Drejtori i Shëndetësisë në Prizreni, Sylejman Baxhaku, ka ngritur alarmin për një situatë alarmante dhe të papranueshme, pas tërheqjes së rreth 2 milionë eurove...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit