Narkotikë të fshehur në rroba, parandalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar kontrabandën me substanca të dyshuara narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Sipas njoftimit thuhet se gjatë një vizite familjare në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, zyrtarët korrektues kanë zbuluar një qese me substanca të dyshuara narkotike të fshehura në rrobat e sjella nga familjarët për një të paraburgosur.

“Menjëherë pas zbulimit, është njoftuar Policia e Kosovës, e cila ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për hetimin e rastit. Një bastisje është kryer në dhomën e të paraburgosurit, ndërsa procedurat e brendshme hetimore vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka theksuar se mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj. /

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Votimi në Prizren vijon pa probleme, Hyseni: Proces i qetë dhe i organizuar

Nga Qendra Komunale e Numërimit në Prizren ka folur, Nexhmedin Hyseni, i cili mban edhe një pozitë brenda KQZ-së.   Ai ka deklaruar se procesi po...

Kosova shkëlqen në Ballkanikun e Çiklizmit, Festim Kurti fiton medaljen e bronztë

Për tri ditë me radhë, Kosova ishte qendra e çiklizmit ballkanik, duke organizuar me sukses BCU Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit Rrugor 2026, ku morën...

Lajmet e Fundit