11 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren kërkon dorëheqjen e kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj, duke e fajësuar atë për shpërthimin e mbrëmshëm të mjeteve piroteknike, ku si pasojë u lënduan dy persona dhe pati shumë dëme materiale.

“Lëvizja Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit Shaqir Totaj, si dhe llogaridhënie për të gjitha shpërdorimet dhe papërgjegjësitë që e kanë shoqëruar mandatin e tij deri më tani”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes në Prizren.

“Prizreni meriton një udhëheqje që kujdeset për jetën, shëndetin, rendin dhe qetësinë publike – jo një kryetar që luan me fatin e qytetarëve”.

Sipas Vetëvendosjes, kërkesa e tyre e qartë dhe e drejtpërdrejtë për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësirat publike u prit me injorim dhe tallje nga kryetari Totaj, “duke dëshmuar se për të, rendi publik, shëndeti dhe siguria e qytetarëve nuk janë prioritare”.

“Aksidenti i fundit tragjik i shkaktuar nga fishekzjarrët është pasojë e drejtpërdrejtë e këtij keqmenaxhimi dhe neglizhence. Ky incident, i cili mund të ishte shmangur, është tregues i qartë se menaxhimi i Komunës është bërë me arrogancë dhe pa përgjegjësi ndaj interesave të qytetarëve,” thuhet në deklaratë. “Për ne, është e papranueshme që një kryetar komune t’i shmanget detyrës së tij dhe t’i injorojë thirrjet për veprime konkrete që kanë të bëjnë me jetën dhe mirëqenien e qytetarëve. Komuna e Prizrenit nuk meriton një udhëheqës që e trajton menaxhimin publik si një lojë dhe qytetarët si të parëndësishëm”.

Vetëvendosje thekson se do të vazhdojë të angazhohet pa kompromis për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të ndërtuar një qeverisje të drejtë, të përgjegjshme dhe të ndjeshme ndaj kërkesave të tyre./PrizrenPress.com/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

PDK në Prizren themelon shtabin zgjedhor për zgjedhjet e 7 Qershorit

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se është themeluar shtabi zgjedhor për zgjedhjet e...

Vdekje e dyshimtë në Suharekë, viktima një burrë 52-vjeçar

Një person është sjellur pa shenja jete sot rreth orës 08:20 në Emergjencën e QKMF në Suharekë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes,...

Lajmet e Fundit