17.7 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025

Bashkimi sjell në Prizren gjigantin amerikan, De’Quon Lake

Bashkimi i Prizrenit ka prezantuar zyrtarisht përforcimin më të ri për sezonin 2025/26, qendrën amerikane De’Quon Lake, një lojtar me përmasa dhe përvojë të jashtëzakonshme, që pritet të bëhet shtyllë e rëndësishme në zonën e trapezit.

“Me shumë kënaqësi prezantojmë qendrën De’Quon Lake (208 cm) si përforcimin më të ri për sezonin 2025/26!” – thuhet në njoftimin e klubit, raporton PrizrenPress.

Lake vjen në Prizren me një karrierë mbresëlënëse ndërkombëtare. Ai ka filluar rrugëtimin e tij profesionist në Hungari me ekipin Falco Szombathely, ku ka fituar Kupën dhe Kampionatin, si dhe është paraqitur në Basketball Champions League. Më pas ka qenë pjesë e ekipeve: Tsmoki-Minsk (Bjellorusi), Oklahoma City Blue (G-League, SHBA), Humacao (Porto Riko), Czarni Slupsk (Poloni), SZTE Szeged (Hungari) dhe së fundmi Atomeromu Paks (Hungari).

Gjatë sezonit të fundit me Atomeromu Paks (2024/25), Lake ka regjistruar mesatarisht 9.2 pikë dhe 7.1 kërcime për ndeshje, me 69.1% saktësi në gjuajtje, duke dëshmuar efikasitet të lartë dhe prezencë dominuese në zonë.

“Ai sjell fuqinë fizike, eksperiencën dhe prezencën e fortë në zonën e trapezit, armë të vlefshme për sfidat që na presin!” – theksohet në njoftim.

Bashkimi i ka uruar mirëseardhje “gjigantit amerikan” që pritet të bëhet një prej pikave kyçe të ekipit./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Berisha largohet nga Liria e Prizrenit

Liria e Prizrenit i ka dhënë lamtumirën futbollistit Suhejb Berisha, duke e falënderuar për përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë...

Golden Eagle Ylli me investime të mëdha, synohet rikthimi në majat e basketbollit kosovar

Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit, duke u pozicionuar si një organizatë me vizion profesional...

Lajmet e Fundit