30.8 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025

Epoka e Thaçit nuk mbyllet në një qeli

Qazim Thaçi

Intervista ekskluzive e ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga ka prekur zemrat e shumë shqiptarëve – jo vetëm në Kosovë, por kudo që jetojnë ata. Ajo riktheu mallin dhe dhimbjen për udhëheqësit e luftës, të cilët prej vitesh mbahen në Hagë nën akuza që për shumëkënd konsiderohen të padrejta.

Vetëm fakti që këta njerëz dikur udhëhiqnin Kosovën me votën e qytetarëve, është i mjaftueshëm për të ngritur pyetje rreth këtij procesi. Po t’i shtojmë edhe faktin tashmë të pranuar ndërkombëtarisht se Kosova është një shtet i pavarur, dhe se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u përkrah nga NATO – të gjitha këto na japin shumë për të reflektuar.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Pa synuar të bëj avokatinë e askujt, sepse e vërteta është vetë forma më e lartë e avokatisë dhe drejtësisë, dëshiroj të rikujtoj disa qëndrime të figurave të mëdha të kombit shqiptar, si Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja, të cilët kanë folur me respekt dhe vlerësim për Hashim Thaçin – një nga figurat qendrore të epokës së luftës dhe lirisë.

Ky rikujtim nis me fjalët prekëse të Thaçit në intervistën që i dha gazetarit Adriatik Kelmendi:

“Gjatë vitit 2024, edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore, prindërit më vizituan për herë të dytë në qendrën e paraburgimit. Ishte një rrethanë mallëngjyese. Kaluan tri orë sikur të ishin tre minuta. Mbetëm të etur për të vazhduar bisedën. Edhe pse të lodhur nga mosha, ata tregonin mirënjohje për solidaritetin e njerëzve që i vizitonin në Burojë. Për ta relaksuar atmosferën, u kujtoja kujdesin e tyre për mua kur isha nxënës dhe udhëtoja çdo ditë për në shkollë – më jepnin para për burek, çaj dhe gazetën “Rilindja”, të cilën e lexoja me pasion, sidomos faqet sportive dhe rubrikën e kulturës. Në mbrëmje më prisnin për darkë, kujdeseshin për çdo detaj të jetës sime. Më kursenin nga punët e shtëpisë”.

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

A ka gjë më prekëse se kjo?

Sot, shumë ndërkombëtarë e kanë vlerësuar rolin historik të Thaçit. Ai është quajtur “Xhorxh Uashingtoni i Kosovës”. Gazetarët britanikë Roger Boyes dhe Suzy Jagger shkruajnë:

“Kosova ka përshkuar një rrugëtim të jashtëzakonshëm, dhe një nga njerëzit më të rëndësishëm në këtë zhvillim është Hashim Thaçi. Që në moshë të re, ai udhëhoqi delegacionin shqiptar në Konferencën e Rambujesë”

Rexhep Qosja, një nga pjesëmarrësit në këtë konferencë historike, ka thënë:

“Sikur të mos kishte qenë grupi i UÇK-së, në veçanti Hashim Thaçi, marrëveshja nuk do të ishte nënshkruar. Thaçi nuk bindej lehtë – dhe refuzimi i tij bëri që të arriheshin disa lëshime nga pala ndërkombëtare”.

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Edhe shkrimtari i madh Ismail Kadare ka vlerësuar kontributin e Thaçit, duke thënë se ai “ka triumfuar në betejën për Kosovën” dhe se “askush nuk ka të drejtë ta kritikojë për këtë kapitull historik.”

Përballë këtyre qëndrimeve, është për të ardhur keq që disa zëra në politikën e brendshme shfaqen me mllef e pa maturi. Sadri Ramabaja, një veprimtar i Lëvizjes Vetëvendosje – për të cilin shtypi ka raportuar për të kaluarën e tij – e cilësoi këtë epokë si “të haxhiqamilëve”, një krahasim i tepruar dhe jashtë kontekstit. Po ashtu, deklaratat fyese të deputetit Dimal Basha janë të padenja për një përfaqësues politik, sidomos në një kohë kur figura të rëndësishme të luftës po mbahen në Hagë.

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Ata që e njohin nga afër figurën dhe kontributin e Hashim Thaçit – si Zafir Berisha, Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Enver Hoxha dhe mijëra luftëtarë të UÇK-së – e dinë fuqinë e fjalës së tij dhe përkushtimin për liri. Këtë e ka përmendur edhe Daut Demaku, një nga zërat më të urtë të vendit.

E për ta përmbyllur me një thënie popullore që më kujtohet nga gjyshi im:

“Shih kush të shan e kush të lavdëron – e pastaj ule në sofër të zemrës”

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Hadis Durguti rikthehet te Grapelandi pas paraqitjeve të shkëlqyera me Kosovën U20

Pas një periudhe të suksesshme me përfaqësuesen e Kosovës U20, ku ka dhënë paraqitje të shkëlqyera, Hadis Durguti (HD11) është rikthyer te skuadra e...

Arrestohet një person në Rahovec për dhunë ndaj bashkëshortes dhe armëmbajtje pa leje

Një person është arrestuar në Rahovec nën dyshimin për ushtrim dhune fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. Ngjarja ka ndodhur më 23 korrik rreth...

Lajmet e Fundit