27.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Gusht, 2025

Mbi 295 mijë euro borxhe në lagjen “Bajram Curri” të Prizrenit – “Hidroregjioni Jugor” apelon për pagesën e faturave të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” i ka bërë apel urgjent banorëve të lagjes “Bajram Curri” të Prizrenit që të kryejnë pagesën e faturave të ujit, për të shmangur ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe masa ligjore.

Në njoftimin e kompanisë theksohet se gjendja aktuale e borxheve në lagjen “Bajram Curri” është shqetësuese, ku shuma totale e borxheve ndaj kompanisë arrin në 295,381.78 euro, raporton PrizrenPress. Nga kjo shumë, amvisëritë janë borxhliuese me 217,720.62 euro, bizneset me 66,716.21 euro, ndërsa institucionet me 10,944.95 euro.

“Mospagesa sjell pasoja të menjëhershme, si shkyçje nga rrjeti i furnizimit me ujë dhe fillim i procedurave përmbarimore nga përmbarues privat”, theksohet në apelin e “Hidroregjionit Jugor”.

Kompania ka bërë të ditur se pagesat mund të realizohen në zyrat e arkëtimit në të gjitha njësitë, përmes bankave dhe postës, si dhe online përmes aplikacioneve bankare dhe aplikacionit “E-HRJ”.

Në përfundim të njoftimit, “Hidroregjioni Jugor” bën thirrje për përgjegjësi ndaj konsumatorëve: “Kryeni obligimet me kohë dhe shmangni shkyçjet e padëshiruara dhe procedurat ligjore!”/PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

“Është kryer pa autorizimin e Komunës”, thotë Totaj pasi statuja e Skënderbeut u ngjyros

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka reaguar pas rastit të ngjyrosjes së përkrenares dhe shpatës së shtatores së Skënderbeut në këtë qytet. Ai me anë...

Në shkollën verore në Prizren aplikojnë mbi 200 studentë nga mbi 40 shtete

Në Prizren, ka nisur edicioni i katërt i Shkollës Verore Ndërkombëtare, një nga ngjarjet më të rëndësishme akademike dhe ndërkombëtare të këtij viti në...

Lajmet e Fundit