12.8 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

Dy shtetas të Shqipërisë arrestohen në Vërmicë, paguan derivate me para të falsifikuara

Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë në Pikën Kufitare në Vërmicë, pasi u kapën me para të falsifikuara.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, të dyshuarit ishin furnizuar me derivate në një pikë karburanti dhe kishin paguar me 50 euro në kartëmonedha nga 10 euro, prej të cilave katër rezultuan të falsifikuara.

Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1103461671796719

Informacionet e shpejta të siguruara nga Njësia për Mbështetje të Trafikut Rrugor ndihmuan në lokalizimin dhe arrestimin e tyre.

Gjatë kontrollit të automjetit të tyre, policia gjeti edhe 780 euro të tjera në kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve. Pas konsultimeve me prokurorin, njëri prej tyre është ndaluar për 48 orë për veprën penale “Falsifikim i parasë”, ndërsa tjetri është liruar dhe do të ndiqet në procedurë të rregullt.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Në Prizren shënohet Dita Botërore e Infermierit

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren është shënuar sot 12 Maji – Dita Botërore e Infermierit, në shenjë vlerësimi dhe falënderimi për...

Përurohen tri ndërtesa sociale me efiçiencë në Prizren për 51 familje

Është përuruar projekti që implementon masat e efiçiencës së energjisë për tri ndërtesat sociale shumëbanesore në Prizren, me vlerë investimi afro 460 mijë euro. Kryeministri...

Lajmet e Fundit