Prizreni pa fitore pas tri javësh, mposhtet 3:0 nga Ramiz Sadiku

Prizreni ende nuk e ka shijuar fitoren në këtë edicion të Ligës së Parë të Kosovës. Pas barazimit në ndeshjen hapëse ndaj Trepçës ’89, prizrenasit kanë pësuar dy humbje radhazi me rezultat identik 0:3, fillimisht në shtëpi ndaj Trepçës, e më pas këtë të shtunë në Prishtinë kundër Ramiz Sadikut, raporton PrizrenPress.

Takimi i javës së tretë, i zhvilluar në stadiumin “Ramiz Sadiku”, u vendos nga golat e Enes Durakut dhe dopieta e Arjol Bllacës, që i dhanë fitoren bindëse skuadrës vendase.

Megjithëse në Prizren atmosfera ishte pozitive me mbështetje masive nga tifozët në ndeshjen e javës së dytë, ekipi nuk ka arritur të përkthejë këtë përkrahje në rezultate. Me vetëm një pikë pas tri javësh,Prizreni gjendet në presion për të reaguar shpejt dhe për të mos humbur hapin me rivalët në garë./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

E dhimbshme: Personi që u godit nga rrufeja në Suharekë është 26-vjeçar

Ka humbur jetën tragjikisht një person në fshatin Delloc të Suharekës. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova,tv komandanti i policisë në Suharekë, Safet Hoxha,...

Sindikata e Policisë ngushëllon familjen e policit Rexhep Gashi, që humbi jetën gjatë detyrës në Vërmicë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas vdekjes tragjike të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën në orët e hershme të...

Lajmet e Fundit