Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka mirëpritur një delegacion të lartë nga Luksemburgu, në kuadër të vizitave monitoruese dhe vlerësuese për investimet e realizuara në sektorin e shëndetësisë në Kosovë.
Delegacioni përbëhej nga Eric Dietz, Ambasador i Luksemburgut në Kosovë; Claude Jentgen, koordinatore e programeve në Drejtorinë për Bashkëpunim Zhvillimor të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Luksemburgut; Jessica Spaus, zyrtare përgjegjëse për Kosovën në të njëjtën drejtori; Giovanni Tordini, kryesues i Zyrës së LuxDev-it në Kosovë; dhe Afërdita Ademi Osmani, këshilltare kryesore teknike në Programin e Mbështetjes për Shëndetësinë në Kosovë – Faza II.
Në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit ekzekutiv të spitalit, Dr. Shefki Xharra, së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues – Dr. Rexhep Hapqiu, Rrahim Selmani dhe Sami Ahmetaj – prezantuan para delegacionit një pasqyrë të projekteve të realizuara dhe rezultateve të arritura në Spitalin e Prizrenit, duke vënë theksin në kontributin e rëndësishëm të Qeverisë së Luksemburgut në fushat e infrastrukturës, pajisjeve mjekësore, trajnimeve dhe zhvillimit profesional të stafit shëndetësor.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Në emër të stafit të spitalit, Dr. Agim Sefa falënderoi delegacionin për përkrahjen e vazhdueshme ndër vite, duke theksuar se ndihma e Luksemburgut ka qenë jetike në përmirësimin e kushteve për trajtimin e pacientëve.
Eric Dietz vlerësoi lartë punën e stafit të spitalit dhe rezultatet e arritura, duke potencuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore për qytetarët.
Pas takimit, delegacioni vizitoi disa nga repartet kyçe të spitalit, përfshirë Kirurgjinë, Neonatologjinë, Laboratorin e Kateterizimit, Hemodializën dhe Transfuzionin e Gjakut.
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren