16.6 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Nisma Socialdemokrate çel zyrtarisht fushatën zgjedhore në Prizren

Nisma Socialdemokrate ka zhvilluar sonte hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore në Prizren, me një tubim publik në Kejin e Shatërvanit, ku morën pjesë qytetarë dhe mbështetës të këtij subjekti politik.

Kandidatja për kryetare të Komunës së Prizrenit, Albulena Balaj-Halimaj, prezantoi programin dhe vizionin e saj për zhvillimin e qytetit, duke theksuar pjesëmarrjen aktive të qytetarëve dhe të rinjve në vendimmarrje.

“Prezenca juaj në këtë tubim është dëshmia më e fortë se Prizreni ka nevojë për ndryshim.
Ky qytet i përket të rinjve dhe të rejave që e duan vendin dhe punojnë për të mirën e tij.
Prizreni nuk është pronë e askujt, është i qytetarëve”, theksoi ajo.

Më tej Balaj-Halimaj shtoi: “Tek ne, nuk mbeteni vetëm një numër votuesi. Për dallim nga të tjerët, tek ne secili përkrahës ka vlerë”.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e mbështeti Balaj-Halimajn dhe vizionin e saj për Prizrenin.

“Përjetë Prizreni 186! Albulena Balaj-Halimaj, ish-zëvendëskryeministre dhe deputete, është një grua e guximshme, me një vizion të qartë për të ardhmen e Prizrenit dhe qytetarëve të tij.
Me përkushtim të plotë dhe gatishmëri për të vënë në shërbim gjithë potencialin e saj intelektual dhe njerëzor, ajo qëndron krah qytetarëve për një Prizren më të zhvilluar dhe më të avancuar”, ka deklaruar Limaj.

Sipas tij, Prizreni, qyteti i Lidhjes, i kulturës, rinisë dhe sportit, meriton një qeverisje me duar të pastra, një administratë që garanton zhvillim të qëndrueshëm dhe përparim për të gjithë.

“Prandaj, Lista për Kuvend Komunal dhe Albulena janë zgjidhja më e mirë për qytetarët e Prizrenit”, tha ai./PrizrenPress.com

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Arrestohen tre të dyshuar për mashtrim në Prizren

Policia e Kosovës në Prizren ka vënë në pranga tre persona të dyshuar për veprën penale të mashtrimit. Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në...

Nezir Çoçaj sqaron takimin me deputetin e VV-së, Arbër Rexhaj: Ishte kafe miqësore, jo marrëveshje politike

 Pas publikimit të fotografisë së takimit të tij me deputetin e Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, kandidati i Nismës Socialdemokrate për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Nezir...

Lajmet e Fundit