12.6 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Ballkani del me barazim nga Podujeva

Ballkani arriti të ndante pikët në një barazim 2-2 ndaj Llapit në ndeshjen e zhvilluar të dielën në Podujevë.

Ndeshja nisi me një ritëm të shpejtë, dhe në minutën e 20-të, Ballkani kaloi në epërsi me golin e sulmuesit Valentin Serebe, i cili realizoi nga penalltia, raporton PrizrenPress.

Vendasit barazuan pjesën e parë në minutën 45+1’, kur Arbnor Ramadani shfrytëzoi një penallti të akorduar, me asist të Axel Gnapi, duke e çuar rezultatin në 1-1 në pushim.

Pjesa e dytë nisi me një epërsi të Ballkanit. Në minutën e 48-të, Serebe shënoi golin e tij të dytë pas asistit të portierit Artan Iljazi, duke rikthyer ekipin në avantazh 2-1.

Megjithatë, që nga minuta e 40-të skuadra mbeti me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Gentrit Halilit. Përkundër inferioritetit numerik, Ballkani mbajti epërsinë deri në minutën e 84-të, kur Hasan Hyseni shënoi për Llapin me asist të Lulzim Pecit, duke barazuar rezultatin në 2-2.

Ky barazim e lë Ballkanin të pamposhtur edhe pas pesë xhirove të para të Superligës, me gjithsej 9 pikë në renditjen tabelare. Ndërkohë, Valentin Serebe ka shënuar shtatë gola në tre ndeshjet e fundit, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer./PrizrenPress.com

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Nikqi i jep tjetër fitore Lirisë

Liria ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Raiffeisen Liga e Parë, duke mposhtur në transfertë Kikën me rezultat minimal 0-1, raporton PrizrenPress. Golin...

Lajmet e Fundit