Komuna e Dragashit organizoi edicionin e katërt të panairit të produkteve tradicionale lokale. Në këtë prezantim, një ndër vendet kryesore zë prodhimi i djathit të Sharrit. Duke e parë si burim të të ardhurash, shumë fermerë merren me këtë zeje tradicionale.

“I kemi 20 krerë lopë, prodhojmë vetëm qumësht bio, pa silazh, pa konservanc, kurrgjë tjetër vetëm bio me natyrën jashtë. Tregun e kemi në qytezën tonë, nuk kemi kapacitet më të madh me shpërnda në Prizren, Prishtinë dhe vende të tjera”, tha Fisnik Rifaj, fermer.

“Grumbullimi i qumështit bëhet në trevën e Opojës, i kemi 80% të fermerëve që u marrim qumështin prej stallave, dhe përpunimin e bëjmë në fabrikë”, theksoi Leorant Spahiu, fermer.

“Tash tregun ne e kemi pak më larg nga të gjitha qumështoret tjera, në Kosovë tregu është i ngarkuar jo prej qumështoreve tona, në CEFTA të gjitha produktet e qumështit dhe mishit hyjnë në Kosovë, mirëpo jashtë nuk eksportohen”, tha Alemi Hajredini, fermer.

Resurset natyrore të maleve të Sharrit janë të pasura me shumë bimë aromatike dhe medicinale, por interesimi për t`i mbledhur ato ka rënë.

“Kemi diku afërsisht katër deri në pesë mijë fermer të kontraktuar, po ashtu edhe fshatarë që dalin dhe mbledhin në bjeshkët e Sharrit të komunës së Dragashit. Ka shumë produkte, duke filluar nga boronica, manaferra e egër, bimët medicinale, por nuk ka shumë njerëz sepse kanë emigruar”, tha Kadir Bajrami, Hit Flores.

Organizimi i panairit mundësohet nga Komuna e Dragashit, ndërsa u ka mundësuar prodhuesve vendorë të lidhin tregti më shumë firma të tjera në Kosovë.

“Është viti i katërt, është bërë tradicional ky panair, e di që shumë firma tashmë janë lidhur me firma të tjera anembanë Kosovës dhe jo vetëm dhe sipas tyre ky panair ndonëse në një vend të vogël siç është Dragashi, po arrin efekte të jashtëzakonshme”, tha Beqir Beqaj, organizator.

Traditat dhe produktet e Sharrit prezantohen vetëm në një ditë në këto anë, kryesisht në vjeshtë, kur vilen pothuajse të gjitha prodhimet./rtk

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren