Të mërkurën u mbajt takimi i radhës i Këshillit Profesional, i udhëhequr nga Dr. Fatmire Braha, kryesuese e Këshillit. Gjatë këtij takimi, përpara anëtarëve u prezantua drejtori i ri ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, MSc. Osman Hajdari, së bashku me anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues: Dr. Shefki Xharra, drejtor mjekësor, UD, Burbuqe Gashi, drejtoreshë e infermierisë, UD, dhe Lumrim Murtezaj, drejtor i Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta, UD, raporton PrizrenPress.
Në fjalën e tij prezantuese, drejtori ekzekutiv MSc. Osman Hajdari shprehu mirënjohje për punën dhe arritjet e deritanishme, duke theksuar nevojën për angazhim të përbashkët për përmirësimin e shërbimeve për pacientët, kushteve të punës për stafin dhe zhvillimin e mëtejshëm të institucionit.
“Është nder dhe fat për mua që më është besuar drejtimi i Spitalit të Prizrenit si Drejtor Ekzekutiv. Jam këtu që, së bashku me ju, të japim më të mirën përmes reformave dhe ndryshimeve që synojnë përmirësimin e mirëqenies së pacientëve, stafit dhe institucionit në tërësi. Spitali i Prizrenit ka histori, traditë dhe arritje të prekshme. Ka potencial të madh, si në aspektin profesional, ashtu edhe në pajisje dhe infrastrukturë, për të qenë shembull dhe pikë referimi në nivel vendi. Nevojitet përkushtim, përgjegjësi dhe realizim i plotë i objektivave”, tha drejtori Hajdari.
Ai theksoi rëndësinë e stafit profesional si “zemra e spitalit”, duke u zotuar për përkrahje të plotë 24 orë për projektet që kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve për pacientë, zhvillimin profesional dhe avancimin e institucionit.
Drejtori Hajdari kërkoi respektimin e orarit të punës, sipas vendimit të Drejtorisë së SHSKUK-së, që fillon në ora 07:00 dhe përfundon në ora 15:00, duke paralajmëruar se çdo neglizhencë apo shkelje e obligimeve do të trajtohet me seriozitet të plotë. Ai shtoi se çdo ankesë do të trajtohet individualisht, në përputhje me ligjet në fuqi, në bashkëpunim me Qendrën e Mjekësisë së Punës në Gjakovë, për të vlerësuar rrezikshmërinë në vendin e punës.
“Unë kam ardhur për ndryshime. Kam vizion dhe objektiva të qarta që do të jenë në dobi të të gjithëve – pacientëve, stafit dhe institucionit. Që nga java e ardhshme, së bashku me ekipin tim drejtues, do të vizitojmë çdo repart për të parë nga afër gjendjen aktuale, shërbimet që ofrohen, sfidat që hasni si dhe vizionin tuaj për përmirësime”, përfundoi drejtori ekzekutiv.
Në fund të takimit, anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues: Dr. Shefki Xharra, Burbuqe Gashi dhe Lumrim Murtezaj, mbajtën fjalë prezantuese, duke shprehur përkushtimin për bashkëpunim dhe për të kontribuar në ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe zhvillimin e përgjithshëm të institucionit./PrizrenPress.com
Marketing
Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë
9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit
26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!
20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/