Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarë policorë gjatë një ndalese për vozitje nën ndikimin e alkoolit.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur kur i dyshuari, një mashkull kosovar, u ndalua nga patrulla policore për shkak të dyshimeve se po drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Gjatë ndërhyrjes, ai dyshohet se ka reaguar me dhunë ndaj zyrtarëve, duke shkaktuar lëndime trupore tek njëri prej tyre.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është takuar duke drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit. Ndërkohë i dyshuari i ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën zyrtare të Policisë së Kosovës.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa zyrtari i lënduar ka marrë
trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Marketing
Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë
9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit
26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!
20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren