10.3 C
Prizren
E hënë, 6 Tetor, 2025

Mielli për bukën e nesërme

Nga Kim Mehmeti

…Babën tim e pashë të buzëqeshur vetëm mëngjesin kur e gjetëm të vdekur në shtratin e tij ku kurrë nuk kishte dergjur si i sëmurë.

Ajo buzëqeshje e lehtë në fytyrën e babait më dukej se ishte qeshja që nuk na e dhuroi kurrë derisa ishte gjallë.

Ku ta dish, mbase edhe më bëhej se kishte vdekur i buzëqeshur, ndoshta shihja atë që kisha dashur ta shoh derisa ishte gjallë e që nuk ndodhi kurrë.

U ula pranë tij, ia ledhatova faqet që tani ishin çliruar nga ngërçi i përhershëm, ato faqe nga të cilat tani ishte larguar hija e brengave të shumta që e munduan deri natën e fundit, kur ra në gjumë e nuk u zgjua kurrë më.

Ia sodisja rrudhat e fytyrës që tani nuk ishin të thella si një natë më parë, por dukeshin si shirita të bardhë të lëkurës, si gjurmë të një qetësie që i kishte munguar gjatë tërë jetës.

Dy rrudhat të cilat mbase ishin nga të parat që i ishin paraqitur në fytyrë, ata dy përrenj nga ishin derdhur lotët e tij kur kishte qarë larg syve të familjarëve e që nisnin nga buza e sipërme e shkonin deri poshtë syve të tij të vegjël, ma kujtonin babanë tim të ri dhe ngjitjet e tij të përditshme fshatit përpjetë.

Ndërkohë më fanitej edhe nëna që e priste te çardaku i kullës, ku ai i afrohej i heshtur duke ia dorëzuar miellin për bukën e nesërme…

(Kim Mehmeti, nga dorëshkrimi i librit ‘Ndryshku i kohës’)

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Policia në Prizren, gjatë muajit shtator ka ndaluar 30 lypsarë në rrugë

Nga ta, sipas Policisë, vetëm tre rezultuan të jenë shtetas të Kosovës, ndërsa 27 të tjerë ishin shtetas të Shqipërisë dhe Jordanisë.   Sipas organeve të...

Artan Abrashi takohet me qytetarët në ‘Ortakoll’

Kryeministri Albin Kurti dhe kandidati për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, u pritën mbrëmë nga banorët e lagjes 'Ortakoll'. Artan Abrashi tha se përkrahja që...

Lajmet e Fundit