12.4 C
Prizren
E mërkurë, 15 Tetor, 2025

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim përfaqësuesit e projektit britanik “Integriteti Gjyqësor”

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, priti sot në një takim zyrtar dy ish-Kryeprokurorë të Mbretërisë së Bashkuar, Nick Hawkins dhe z.Douglas Mackay, të cilët aktualisht janë përfaqësues të projektit rajonal “Integriteti Gjyqësor”, të mbështetur nga Qeveria Britanike dhe i zbatuar nga organizata Security Criminal Justice Solutions (SCJS).

Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i thelluar mbi disa aspekte kyçe për avancimin e hetimeve dhe përmirësimin e menaxhimit në prokurori.

Express Kredi nga BiCredit

U theksua rëndësia e vlerësimit dhe mbikëqyrjes së rasteve më të komplikuara, të cilat kërkojnë ekspertizë të veçantë dhe përkushtim të lartë në trajtimin e tyre. Përveç kësaj, u diskutuan mënyrat për përmirësimin e metodave hetimore, përdorimin e teknologjive moderne dhe forcimin e kapaciteteve profesionale të prokurorëve, me qëllim rritjen e cilësisë, efikasitetit dhe shpejtësisë së hetimeve.

Po ashtu, u evidentua nevoja për ngritjen e kapaciteteve menaxheriale dhe fuqizimin e rolit të Kryeprokurorit, me qëllim përmirësimin e koordinimit dhe efikasitetit të punës. U theksua rëndësia e një udhëheqjeje të fortë dhe të koordinuar nga Kryeprokurori, i cili ka një rol vendimtar në drejtimin strategjik të hetimeve dhe mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Kryeprokurori Kryeziu, falenderoi përfaqësuesit e projektit për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në përpjekjet për avancimin e sistemit të drejtësisë penale, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në forcimin e sundimit të ligjit dhe integritetit të institucioneve.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Fitore historike në Stokholm: Kosova trondit Suedinë

Kosova ka shkruar histori, duke mposhtur Suedinë 1–0 në Stokholm falë golit të Fisnik Asllanit në minutën e 36-të. “Dardanët” zhvilluan një ndeshje të jashtëzakonshme,...

Driton Selmanaj: Familjet me përkujdesje sociale do t’i ndihmojmë me 500 euro

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka premtuar se nëse ai fiton zgjedhjet, çdo familje që merr përkujdesje...

Lajmet e Fundit