7.3 C
Prizren
E hënë, 20 Tetor, 2025

Prizrenasit me fitore të vështirë ndaj “Vreshtarëve”

Bashkimi arriti fitoren e dytë këtë edicion të ProCredit Superligës. Edhe pse nuk e patën aspak lehtë, prizrenasit fituan ndaj Rahoveci 029 me rezultat 82:74 (30:22, 20:22, 14:16, 18:14), në takimin e zhvilluar në Suharekë, raporton PrizrenPress.

Portokallezinjtë ishin më të mirë në çerekun e parë, ku kishin deri në 11 pikë epërsi, 25:14, derisa e fituan këtë pjesë 30:22, kurse periudha e dytë ishte më e baraspeshuar, duke përfunduar 20:22 për Vreshtarët, ashtu si edhe periudha e tretë, 14:16. Fituesi u vendos në çerekun e fundit, ku katër minuta nga fundi, shifrat ishin 73:72, por në momentet vendimtare, prizrenasit ishin më të mirë dhe fituan 82:74.

Lejson Zeqiri kishte 17 pikë e dhjetë kërcime për Bashkimin, ndërsa Isaiah Cousins kishte 18 pikë e tetë kërcime, kurse Jan Palokaj shtoi 16 pikë e pesë kërcime, ndërkohë Isiah Umipig shënoi 27 pikë për Rahoveci 029.

Kjo ishte fitorja e dytë për Bashkimin nga dy ndeshje, kurse Rahoveci 029 ka një fitore e një humbje./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Numërimi i votave për Kuvendin Komunal të Prizrenit/ Ja si u votuan kandidatët e PDK-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar  numërimin e votave për zgjedhjet lokale në Prizren, për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Kuvendin...

Florentina Kallaba do të ndajë drejtësinë në Kampionatin Botëror të vajzave në futsall

Gjyqtarja kosovare Florentina Kallaba ka arritur suksesin më të madh në karrierën e saj, pasi është përzgjedhur në mesin e tetë gjyqtareve ndërkombëtare të...

Lajmet e Fundit